Votohet pa ndryshime te “Ligjet”, opozita parlamentare kundër

Komisioni i ligjeve miratoi pa asnjë ndryshim amendimet në Kodin Elektoral sipas marrreveshjes së arritur nga Këshilli Politik në datën 5 Qershor.

Deputetët e opozitës votuan kundër. Vota e tyre mbetet e domosdoshme për në seancën parlamentare, pasi amendimet në Kodin Elektoral kërkojnë 84 vota.

Një pjesë e deputetëve të opozitës parlamentare kanë dalë publikisht për ta mbeshtetur marrëveshjen, por shumica dërrmuese që përfaqësohet nga Myslim Murrizi, është kundër saj.

Deputeti Murrizi do të zhvillojë këtë pasdite edhe një takim me Kryeministrin për këtë çështje.

Të hënën, në mbledhjen e Këshillit Politik ku mori pjesë dhe Kryeministri, demorkatët kërkuan një afat të saktë se kur do të miratohen amendimet sipas marrëveshjes së dakordësuar.

Konferenca e Kryetarëve që do të mblidhet të mërkurën do të vendosë nëse amendimet në kod do të votohen në seancën e kësaj të enjteje apo në seancën e fundit të këtij sesioni më 30 Korrik.

Tv Klan