Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Metës

Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Metës

12:07 06/09/2019

Presidenti ktheu për ligjin për Pushtetin Lokal dhe Kodin Penal

Komisioni i Ligjeve nuk i ka marrë në konsideratë argumentet me të cilat Kreu i Shtetit ktheu për rishqyrtim ndryshimet në Kodin Penal si dhe ligjin për Vetëqeverisjen Vendore.

Madje argumentet e presidentit ish deputeti i LSI Spartak Braho i cilëson të një niveli të ulët dhe këtë e lidh me mungesën e çuarjes se ligjeve në Gjykatë Kushtetuese nga ana e këtij institucioni. Ç’ka shërbeu dhe si një debat dhe me këshilltarin ligjor të Presidentit.

Aktualisht mazhoranca ka rrëzuar 7 nga 9 dekretet e Kreut të Shtetit, që kthente për rishqyrtim këto ligje të miratuara në seancat plenare të muajit Korrik.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi