Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Komisioni i mandateve nuk pranon kërkesën e Partisë Pemokratike, për zëvendësimin e disa deputetëve të saj në komisionet parlamentare dhe delegacionet jashtë vendit. Sipas këtij komisioni një pikë e tillë nuk ekziston në rregullore, ndaj për ta shtuar duhet të votojë prlamenti. Kryetari i komisionit të mandateve Spartak Braho sqaron:

Spartak Braho:- “Komisioni vendosi që këtë kërkesë të PD, ta quaj të pa bazuar, pasi ne rregullore nuk parashikohet as shkarkimi, as zëvendësimi, as largimi i anëtarëve të delegacioneve, ose komisioneve në të tilla raste”.

Një arsyetim i tillë është pranuar edhe nga deputetët e opozitës dhe të vetë PD-së.

Pal Dajçi, deputeti i PD:- “Mund të bëhet një shtesë tjetër e rregullores, sepse po ta shohësh rregulloren ne nuk dimë edhe se kur mund ta heqim Gjinushin. Nëse parlamenti se miraton mendoj se deputetët e PD-së, janë me voten e PS në drejtimin e këtyre komisioneve”.

Ndërkohë në mbledhjen e sotme të komisionit të mandateve është kërkuar nga deputeti Zef Bushati edhe shqyrtimi i rikthimit të mandatit të kryetarit të PD Sali Berisha. Për këtë është vendosur që mbledhjen e ardhshme të vijnë për të sqaruar hetimet përfaqësues të prokurorisë.

Spartak Braho:- “Imuniteti sipas ligjit kthehet në rastet kur dosja është e pastër dhe çështja penale pushon”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego