Kritika nga Presidenti dhe opozita

Komisioni i Media ka miratuar afër mesnatës së të hënës 2 projektligjet e njohura si Paketa Antishpifje. Gjatë shqyrtimit në Komisionin e Ligjeve dhe më pas në atë të Medias, zhvilluar me dyer të mbyllura, drafteve u janë bërë disa amendime.

Ndryshimet prekin nivelin e gjobave, të cilat janë vendosur që të jetë proporcionale, në varësi të të ardhurave të medias ndaj të cilës aplikohet kjo masë administrative nga AMA.

Për portalet kjo masë nuk do t’i kalojë 400 mijë lekë. Portalet do të mbyllen vetëm nëse për 60 minuta nuk fshijnë lajmet që kanë pornografi të fëmijëve, terrorizëm apo që cenojnë sigurinë kombëtare.

Por pavarësisht se kjo masë është e ankimueshme në Gjykatën Administrative, sërish ajo cilësohet si titull ekzekutiv dhe si e tillë duhet të ekzekutohet brenda 30 ditësh, pra përpara se gjykata të ketë dalë me një vendim.

Ndryshme iu bën dhe nenit ku parashikohet përbërja e Këshillit të Ankesave, që tani do të përzgjidhet me konkurs dhe në përbërje, veç gazetarëve, do të ketë dhe jurist.

Por kjo paketë, e cila maxhoranca pritet ta miratojë në seancën e të mërkurës është kundërshtuar dhe nga Dunja Mijatoviç, Komisionerja e Këshillit të Europës për të drejtat e njeriut. Në rrjetet sociale ajo shkruan se këto ligje kërkojnë përmirësime në mënyrë urgjente pasi disa nen të tyre nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe europiane për të drejtat e njeriut  që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe medias.

Postimin Komisioneres Mijatoviç e ka ripostuar në rrjetet sociale kreu i shtetit, i cili shkruan se Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare ndaj sipas tij shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve ndërkombëtar duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri pasi pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur.

Edhe ish-Kryetarja e Komisionit të Medias, demokratja Albana Vokshi ka kundërshtuar këtë paketë. Shoqatat e Mediave kanë paralajmëruar protestat të mërkurën përpara parlamentit.

Tv Klan