komisioniMe një pozim të thjeshtë para aparateve fotografike nisi sot në Bruksel mandati 5-vjeçar i Komisionit të ri Europian që drejtohet nga Xhan-Klod Junker.

Formalisht, detyra është marrë nga Komisioni Barroso ditën e shtunë më 1 nëntor.

Dy janë prioritetet deri në fund të këtij viti të qeverisë së re europiane: plani 300 milionë euro për nxitjen e punësimit – i premtuar që para marrjes së detyrës nga Junker; dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve të thella për buxhetin e përbashkët europian 2014-2020.

Në fund të muajit dhjetor në Bruksel mbahet Samiti zyrtar i liderëve europianë që do të vendosin veçanërisht për këto çëshjte.

Përsa i përket politikës së zgjerimit, është bërë e qartë se në 5-vjeçarin e mandatit të Komisionit Junker, nuk do të ketë asnjë anëtar të ri të BE.

Tv Klan