Komisioni i Venecias dhe “zhurma” për shqipen

Komisioni i Venecias dhe “zhurma” për shqipen

15:49 08/10/2019

Osmani: Nuk pres raport deri në fund të vitit

Maqedoni e Veriut – Pas publikimit të një draft-versioni të konkluzioneve të Komisionit të Venecias, ku thuhet se ligji për përdorimin e gjuhëve imponon obligime të shtrenjta dhe joreale të institucioneve publike, Kryeministri Zoran Zaev është i prerë se duhet të implementohen rekomandimet dhe se duhet të respektohen mendimet e ekspertëve juridik.

“Ky është një draft version. E di që versioni përfundimtar duhet të jetë kah fundi i vitit dhe në të ata dëshirojnë ta shohin impaktin e komenteve të tyre, dhe kundërshtimeve me komentet e vendit tonë, që të gjejnë zgjidhjen më të mirë. Padyshim se atë që e propozojnë është në nivelin e praktikave evropiane, kurse ne dëshirojmë të mësojmë nga Komisioni i Venecias”.

Ndërkaq, i ftuar në Klan Debat, Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani ka theksuar se nuk ka ndonjë raport përfundimtar  të Komisionit të Venecias, por janë versione pune nga përshtypjet e Komisionit gjatë vizitës në Shkup më 7 Shtator.

Ligji për përdorimin e gjuhëve që ishte miratuar në Mars të vitit 2018 ka avancuar gjuhën shqipe, siç është thënë në nivelin e gjuhës së dytë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ky vlerësim i Komisionit të Venecias, edhe pse jo zyrtar, ka shkaktuar një sërë reagimesh në Shkup.

Opozita maqedonase e konsideron “shuplakë” për qeverinë, partitë shqiptare shtyllë të marrëdhënieve ndëretnike, kurse në pritje të qëndrimit zyrtar nuk ka patur koment nga Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori