Ekspertë të huaj në Komisionin Hetimor Parlamentar

Komisioni Hetimor për Kontrollin e Ligjshmërisë së Veprimtarisë së Kreut të Shtetit ka vendosur që të marrë dhe opinionin e Komisionit të Venecias, i cili më pas t’i bashkangjitet dhe raportit final që do të votohet nga parlamenti. Propozimi i deputetes socialiste, Klotilda Busha për t’ju drejtuar këtij komisioni ka marrë votat e të 9 anëtarëve.

Komisioni Hetimor, që ka zhvilluar këtë të hënë mbledhjen e tij të dytë, do të asistohet dhe nga ekspertët ndërkombëtarë, një propozim ky i deputetit demokrat Alban Zeneli.

Plani paraprak i hetimit, që u miratua në mbledhjen e kësaj të hëne parashikon dhe një seancë dëgjimore me kreun e shtetit, nëse ai do t’i përgjigjet ftesës së komisionit për të shfrytëzuar të drejtën që i jep ligji.

Tv Klan