Zbardhet opinioni për emërimet në Gjykatën Kushtetuese

Zbardhet draft-opinioni i Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetues,e që pak muaj më parë përplasi maxhorancën dhe presidentin e Republikës.

Venecia shprehet se sa i përket procedurës së emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, teksa pezullimi i procedurës së emërimit nuk parashikohet në ligj, ky ka qenë nga Presidenti një reagim për situatën e paqartë ligjore, e cila nuk mund të zgjidhet në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Venecia, pezullimi tregoi që presidenti dëshironte të ushtronte fuqinë e tij emëruese që i jep Kushtetuta dhe kjo është konfirmuar nga emërimi i kandidatit të tij menjëherë pas përzgjedhjes së një emri nga Parlamenti.

Sipas Venecias, kjo justifikon veprimin e Presidentit për refuzuar ceremoninë e betimit të një kandidati që u zgjodh ndryshe nga procedura duke iu referuar Arta Vorpsit.

Tv Klan