Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e Parlamentit shqiptar për të dhënë një opinion lidhur me shkeljen e pretenduar nga shumica, të Kushtetutës nga Presidenti.

Në faqen e këtij institucioni është publikuar këtë të Mërkurë marrja e kërkesës e cila përmban 5 pyetje të formuluara nga komisioni hetimor që kërkon shkarkimin e kreut të shtetit.

Tani pritet që një tjetër delegacion ekspertesh të mbërrijë në Tiranë për tu njohur me versionin e të gjitha palëve për përplasjen për emërimin e antarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Tv Klan