Maxhoranca ka rrëzuar në komisionin e veprimtarive prodhuese dekretin e Presidentit që kthente për të dytën herë në Kuvend projektligjin për Teatrin e ri. I njëjti qëndrim pritet që të mbahet dhe në seancën plenare që është duke u zhvilluar.

Ne këtë mënyrë socialistet i hapin rrugën një gare për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar në të njëjtin vend ku aktualisht ngrihet Teatri ekzistues.

Në seancën e sotme pritet të kaloje me procedure të përshpejtuar dhe projektligji për lojërat e fatit që vendos për mbylljen pas 1 Janarit 2019 të çdo pike bastesh në vend.

Tv Klan