Demokratët kanë pranuar të ulen në Komisionin Qëndror të votimit të referendumit të Kushtetutës. Pas shumë debatesh dhe diskutimesh, nënkryetari Çela dhe anëtarë të tjerë të këtij komisioni si dhe përfaqësues të Partisë Demokratike, kanë paraqitur vërejtjet e tyre për procedurat e votimit. Demokratët kanë kërkuar që Ministri i Pushtetit Lokal Arben Demeti, të paraqesë një raport të hollësishëm mbi veprimtarinë e Pushtetit Lokal si dhe për organizimin e referendumit të 22 Nëntorit. Sipas tyre, Ministria e Pushtetit Lokal, ka dërguar bazën materiale në komisionet e votimit të rretheve, të komunave dhe të bashkive,pa monitorimin e Komisionit Qëndror të Votimeve. Gjithashtu anëtari demokrat i Komisionit Qëndror të Votimeve Arben Gjiku, i kërkoi përfaqësuesit të Ministrisë së Pushtetit Lokal,të paraqesë listën e qëndrave të votimit dhe procedurën e fletëve të votimit. Komisioni Qëndor i Votimeve ka miratuar ndryshimet në përbërje të anëtarëve të komisioneve të votimeve të rretheve.

Pamje nga KQZ mbledhje, pamje kryetari Daver Cano, nënkryetari Cela, anëtari demokrat Arben Gjiku./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame