Kryetari i Komisionit të Posaçëm AntiKorrupsion, Fatmir Xhafaj lajmëron se kanë përfunduar analizën e situatës aktuale e të gjithë institucioneve të drejtësisë.
Ndër propozimet e ekspertëve për një nga tre shtyllat e punës së komisionit, atë të sundimit të ligjit është për t’i dhënë një rol edhe Kuvendit në luftën kundër korrupsionit politik. Ata propozojnë një ligj të posaçëm si dhe ngritja e një komisioni të përhershëm në Kuvend kundër këtij fenomeni.
Të majtët mendojnë ta shtrijnë masën e tyre antikorrupsion edhe në sektorin privat, duke propozuar një auditim të brendshëm të detyruar për bizneset.
Financimet e partive politike gjatë fushatave elektorale janë gjithashtu një problem i konstatuar nga ekspertët, të cilët propozojnë sanksione për mosdeklarimin e fondeve.
Tv Klan