Komiteti i Ekspertëve lë në fuqi masat kundër Covid



Komiteti i Ekspertëve lë në fuqi masat kundër Covid

11:15 25/02/2021

Komiteti i Ekspertëve ka vendosur sot që të lërë në fuqi masat shtrënguese të marra në 10 Shkurt, në përpjekje për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Në një deklaratë për mediat, Komiteti i Ekspertëve argumenton se indikatorët flasin për një qëndrueshmëri të rasteve të reja dhe po japin efekt, ndaj dhe është vendosur që të gjitha masat e tanishme të jenë fuqi për një kohë të pacaktuar.

Siç shihet nga këto prezantime duket që situata vazhdon të mbetet delikate, por tregohet se është një situatë e qëndrueshme. Kemi vënë re një tendencë ulje të indikatorit R (transpemtueshmëria).

Pra konkluzioni i ekspertëve ishte që masat po japin efekt dhe do të mbeten të gjitha në fuqi”, tha Rakacolli.

Masat që janë në fuqi të marra në datën 10 Shkurt nga Komiteti i Ekspertëve:

Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune për një periudhë 14 ditore, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, lokaleve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt- 25 Shkurt.

Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesmen e zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, do të aplikojnë skenarin e tretë, pra mësimin online për periudhën 11 Shkurt – 26 Shkurt.

Sezoni i provimeve për universitetin rekomandohet të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të bërë nga MASR, duke zbatuar rreptësishtë protokollet anti-Covid.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka treguar se ka një rënie të mesatares së rasteve ditore. Fico tha se pozitiviteti po ashtu është i qëndrueshëm, por indicenca është në rënie.

Por sipas drejtoreshës së ISHP ka një rritje të infektimit të moshave të reja nga 16 vjeç deri në 24 vjeç.

Kemi qenë shumë të vëmendshëm për të monitoruar si shifrat she situatën aktuale. Mesatarja ditore ka pasur një rënie krahasuar me javët e kaluara. Pozitiveti mbetet i qëndrueshëm. Incidenca dy javore është ulur edhe pse mbetemi në një transmetim komunitar të gjerë, ka një tendencë rënie.

Nëse do e vlerësojmë ndryshimin dinamik të mostrave nga dy javëshi pararendës nga mosha 15-54 janë 79% e rasteve të testuara pozitive”, tha drejtoresha e ISHP.  

Më tej Fico u ka bërë thirrje edhe njëherë qytetarëve që të zbatojnë masat dhe të kontaktojnë me mjekët.

Dua edhe njëherë që të apelojë tek qytetarët edhe si mjeke që nëse rasti është  i rëndë të kontaktoni me mjekët”, shtoi Fico./tvklan.al

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, është shprehur sot se ka dyshime të arsyeshme se varianti britanik i Covid ka hyrë në Shqipëri.

Fico u shpreh se janë dërguar mostra në Angli, për analizim të mëtejshëm por të gjitha  të dhënat tregojnë se varianti i ri mund të jetë prezent në vend.

“Ka një kohëzgjatje të caktuar analiza e mostrës, janë çuar në laboratorin numër një në botë dhe kontaktojmë me to. Ato kanë pyetjet e tyre për të marrë informacionet e tyre. Me mutacion pa mutacion ne kemi shifrat, ku kemi një dyshim të arsyeshëm, dhe ky dyshim i arsyeshëm që ne u themi mostrat.

Fakti që kemi një dinamikë moshore të re, një shtim të menjëhershëm të rasteve, janë të gjithë elemente me firmën e Anglisë dhe pa firmën e Anglisë kemi një dyshim të arsyeshëm. Ne duhet të marrim të mirëqenë faktin se virusi është këtu”, tha Fico.

Deklaratat e Ficos u bënë gjatë një konference për mediat nga Komiteti Teknik i Ekspertëve ku u njoftua se masat shtrënguese do të qëndrojnë në fuqi dhe nuk do të jetë shtrëngim të tyre./tvklan.al







Të ngjashme