Komiteti i Ekspertëve: Masat aktuale mbeten në fuqi edhe për 2 javë



Komiteti i Ekspertëve: Masat aktuale mbeten në fuqi edhe për 2 javë

11:44 11/03/2021

Anëtarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli, ka njoftuar sot se masat e vendosura pak javë më parë do të mbeten në fuqi edhe për 2 javë të tjera.

Rakacolli tha se ora policore do të vijojë të jetë nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit, por ashtu dhe mësimi do të vijojë online dhe nuk do të ketë fluturime me Britaninë e Madhe

Masat që janë propozuar me shumë vëmendje dhe mendojmë që të vijojnë që të jenë siç janë. Do të vazhdojë të mbetet mbyllja në orën 20:00, do të vijojë mësimi online dhe pezullimi për fluturimet me Britaninë”, tha Rakacolli.

Masat që janë në fuqi:

Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.

Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).

Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë.Universitetet vijojnë online. Pezullim të fluturimeve me Britaninë e Madhe./tvklan.al







Të ngjashme