Komiteti Teknik i Ekspertëve ka mohuar të ketë propozuar pranë qeverisë një plan për mbylljen e Shqipërisë gjatë fundjavë.

Anëtarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli u shpreh se deri tani ky skenar nuk është diskutuar asnjëherë. “Komiteti i Ekspertëve nuk e ka shtuar asnjëherë këtë lloj alternative”, tha Rakacolli.

Më tej teksa u pyet se një masë e tillë a mund të merrej në ditët në vijim, zëvendës ministrja tha se gjithçka do varet nga situata.

Në vendimin nuk është përmendur kjo, por nëse do ketë rëndime të situatës në ditët në vijim mund të jetë kjo masë dhe masa të tjera. Por kjo masë nuk është diskutuar asnjëherë deri tani dhe nuk është e arsyetuar me këtë situatë që jemi”, shtoi ajo./tvklan.al