Federata e Futbollit mirëpriti paraditen e kësaj të premteje mbledhjen e radhës së Komitetit të Medias së UEFA-s, nën drejtimin e kryetarit të këtij Komiteti, Armand Duka. Në cilësinë e mikpritësit, Duka tha vuri në dukje zhvillimet në infrastrukturën e futbollit në vend dhe në zbulimin e talenteve.
“Jemi krenarë të ndajmë me ju progresin që kemi arritur ndërsa jemi në përputhje me vlerat dhe objektivat e UEFA-s. Komiteti i Medias i UEFA-s dhe të gjithë ne luajmë një rol të rëndësishëm në formësimin e mënyrës sesi bota përjeton dhe angazhohet me futbollin. Puna jonë siguron që vlerat dhe historitë e futbollit të arrijnë te tifozët nga çdo cep i Europës”.
Gjatë mbledhjes së Komisionit të Medias së UEFA-s u diskutuan çështje të ndryshme që lidhen me promovimin e futbollit në nivel Europian.
Tv Klan