135 antëtarët e rinj të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të zgjedhur nga Kongresi i 6-të i Partisë Socialiste janë mbledhur për herë të parë për të zgjedhur përbërjen e re të Kryesisë, Kryefinancierin e Partisë dhe tre Sekretarët e rinj socialistë. Kryesia e Partisë do të ketë 19 anëtarë, pra 2 më shumë se përbërja e vjetër. Kryetari i Patisë Socialiste, Fatos Nano, dhe Sekretari i Përgithshëm ,Gramoz Ruçi, nuk i nënshtrohen votimit në KPD. Meqenëse nuk u zgjodhën anëtarët e këtij Komiteti, Ilir Zela, Limoz Dizdari dhe Ilir Meta mbetën jashtë Kryesisë së re, ndërsa kandidojnë rishtas 12 anëtarët e deritanishëm të Kryesisë, Pandeli Majko, Makbule Çeço, Arben Malaj, Bashkim Fino, Namik Dokle, Ermelinda Meksi, Spartak Poçi, Et’hem Ruka, Luan Rama, Bardhyl Agasi, Arta Dade dhe Agron Dibra. Për 5 vendet e tjera që duhen plotësuar në Kryesinë e re kandidojnë Fatmir Xhafa, Kastriot Islami, Maqo Lakrori, Servet Pëllumbi, Lekë Çukaj, Luan Memushi, Viktor Doda, Gazmir Bizhga, Saimira Pino, Zamira Çako, Ejuk Tabaku, Musa Ulqini, Kadri Rrapi, Ylli Bufi dhe Petro Koçi. Dy kandidatët për Kryetar Partie në Kongresin Socialist, Edi Rama dhe Rexhep Mejdan, nuk janë propozuar nga Kryetari i Partisë për të marrë pjesë në Kyesinë e re dhe ndërsa ish-Presidenti Mejdani nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e parë të KPD-së, Edi Rama është propozuar nga anëtarët e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues për t’u zgjedhur si anëtar i Kryesisë./tvklan.al