Komiteti i Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë ka reaguar lidhur me vendimin e Shqipërisë për të mirëpritur emigrantë afganë që u rrezikohet jeta nga talibanët.

Në një postimi në mediat sociale, Komiteti deklaron se mirëpret vendimin e qeverisë shqiptarë dhe shton se ky vendin tregon se çdo të thotë “Besa”.

Mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare për t’u siguruar një strehë të përkohshme të sigurt atyre që ikin nga sulmet e talibanëve në Afganistan. Populli i Shqipërisë i tregon edhe një herë botës se çfarë do të thotë “BESA”. Ju keni respektin dhe falenderimet tona”, shkruhet në reagim.

Reagimi vjen pas njoftimit nga Kryeministri Edi Rama se Shqipëria ka pranuar që të presë emigrantë afganë, jeta të cilëve është në rrezik./tvklan.al