Sonte në një nga sallat e Hotel “Tirana” Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka zhvilluar ceremoninë e dhënies së trofeut të Komitetit Olimpik Ndërkombetar, Presidentit të Republikës zotit Rexhep Mejdani me mbishkrimin: Porta Olimpike 2000. Ishin të pranishëm Kryeministri Ilir Meta dhe përfaqësues të lartë të jetës politike e sportive të vendit. Ceremoninë e hapi sekretari i KOKSH, Stavri Bello.

Grupi i fëmijëve të shoqatës së dansit sportiv Tiranë e bëri më të bukur ceremoninë e rastit. Më pas presidenti i KOKSH, Arben Jorgoni i dorëzoi Presidentit Mejdani trofeun me mbishkrimin “Porta Olimpike 2000”. Presidenti Mejdani falenderi Komitetit Olimpik Shqiptar për ceremoninë e zhvilluar dhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për trofeun e dhënë./tvklan.al