Olimpiada e vitit 2032 do mbahet në Australi pas 32 vitesh

Në pritje të ceremonisë hapëse dhe zhvillimit të Lojërave Olimpike në Tokio, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka përcaktuar vendin që do presë Lojërat e vitit 2032.

Fituese është shpallur Australia, me turneun që do mbahet në qytetin e Brisbejn. Ngjarjet olimpike do të vihen në skenë në të gjithë shtetin e Queensland, përfshirë Gold Coast, i cili priti Lojërat e Komunuelthit në vitin 2018.

Olimpiada verore kthehet në Australi pas 32 vitesh. Në 2000 ato  u mbajtën në Sidnej, ndërsa në 1956 mikpritës ishte Melburni. Përpara Brisbejnit olimpiada do të mbahet në Paris dhe në Los Anxheles.

Klan News