Skandali te delegacioni bjellorus

Skandali i delegacionit të Bjellorusisë sa vjen e po merr masa më të mëdha. Pas pjesëmarrjes zhgënjyese në Lojërat Olimpike të Tokios, dy sportistë kanë kërkuar që të fitojnë azil në një tjetër shtet dhe mos të kthehen më në shtetin e origjinës. Sprintjeria, Tsimanuskaja ndodhet në Poloni tashmë me një vizë humanitare.

Kjo ka bërë që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar të marrë masa për dy prej trajnerëve të Bjellorusisë në Olimpiadë. Artur Shimak dhe Juri Maisevish janë dëbuar nga Fshati Olimpik si masë e përkohshme gjatë një hetimi zyrtar.

Është e paqartë nëse dy trajnerët do të qëndrojnë në Japoni apo do largohen me destinacion Bjellorusinë, që njihet për ‘luftën’ e vazhdueshme ndaj kritikëve të saj. Ish-shteti sovjetik është në mesin e trazirave të vazhdueshme pas protestave të qytetarëve kundër Presidentit, Aleksandër Lukashenko. Ky i fundit ishtë edhe kryetar i Komitetit Olimpik Bjellorus që prej vitit 1990 deri në vitin e shkuar, ku e la në dorën e djalit të tij, Viktor.

Klan News