Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Roli i shoqërisë civile ne luftën kundër intolerancës në Shqipëri, ka mbledhur në një konferencë Komitetin Shqiptar të Helsinkit, si dhe Federatën Ndërkombëtare të tij. Në rreth 10 kumtesat e mbajtura dhe në diskutimet e shumta nga pjesëmarrësit shqiptarë e të huaj, e përbashkëta ka qenë se, intoleranca në jetën tonë është e shumëllojshme.

Çdo ditë tek ne ka raste të shkeljes flagrante të të drejtave themelore të njeriut. Intoleranca vihet re si në jetën politike, por dhe në jetën shoqërore. Një vend të veçantë ka zënë në diskutimet e konferencës, intoleranca në mediat shqiptare. Një aspekt tjetër ku vihet re intoleranca, janë dhe marrëdhëniet me pakicat, si romët, minoritetet, apo homoseksualët. Pasi janë dëgjuar dhe kumtesat e fenomenit të intoleracës, mendimi i përgjithshëm ishte se lufta ndaj intolerancës nuk mund të jetë me fushata./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori