Tendencë e lehtë rritjeje e shtrimeve në spitale

E qëndrueshme por me një tendencë të lehtë rritje të rasteve të reja dhe shtrimeve në spital. Kështu është përkufizuar situata aktuale e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

Kjo ka bërë që Komiteti Teknik i Ekspertëve t’i propozojë Ministrisë së Arsimit që të rikthejë në klasa nxënësit e arsimit parauniversitar.

“Duke parë këtë situatë epidemiologjike Komiteti Teknik i Ekspertëve mendon që t’i propozojë Ministrisë së Arsimit që të kalojë parauniversitarin nga skenari i kombinuar me atë të prezencës në klasë duke ndjekur protokollet higjieno-sanitare. Beteja me Covidin vazhdon”.

Covid-19 vijon të jetë prezent në 30 bashkitë e vendit edhe pse me raste më të pakta të infektuarish.

“Incidenca ka pësuar  ulje nga 134 në 67 raste të reja për 100 mijë banorë. Mesatarja javore e raste pozitive ka rënë nën 135, numri i rasteve aktive ka qenë 25 mijë e disa, sot jemi në 20.586. Numri i personave në spital është ulur”.

Telefonatat në drejtim të Urgjencës Kombëtare në këto ditë janë rritur e po ashtu dhe numri i personave që janë transportuar drejt spitalit.

“350 -360 vizita nga të cilat ishim, 25-30 vizita Covid , sot jemi 40-45 vizita në ditë”.

Ekspertët kanë apeluar sërish që të respektohet distanca dhe mbajtja e maskës në mjediset publike për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Tv Klan