Komiteti Teknik i Ekspertëve lë në fuqi masat anti-Covid



Komiteti Teknik i Ekspertëve lë në fuqi masat anti-Covid

15:37 25/02/2021

“Dhanë rezultat, ulje të lehtë të shifrave”

Nuk ndryshojnë masat anti-Covid në Shqipëri, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lënë në fuqi vendimet e  marra në 10 shkurt, për kufizim të lëvizjes dhe mbylljen e subjekteve  dhe të bareve e restoranteve pas orës 20:00.

“Fluturimet me Britaninë do vijojnë të jenë të mbyllura. Po ashtu shkollat do vijojnë online, ndërsa provimet e studentëve do zhvillojnë në auditore dhe online”.

Sipas ekspertëve masat e marra para dy javësh kanë dhënë efekt.

“Situata vazhdon të mbetet delikate që duhet të monitorohet me vëmendje. Shifrat tregojnë një situatë të qëndrueshme, madje kemi një tendencë ulje, që do e vlerësojmë a do mbetet e tillë”.

Shqetësim mbetet rritja e numrit të infektimeve tek grupmosha 15-64 .

“Pozitiviteti i monstrës mbetet i qëndrueshëm. Incidenca dy javore edhe pse mbetemi në një transmetim komunitar të gjerë, sipas gjetjeve të ISHP-së, ka një tendencë ulje. Nëse do duam të vlerësojmë ndryshim dinamik, sot nga mosha 15-24 vjeç, 55-64vjeç, janë 79% të rasteve të testuar pozitiv”.

Sipas kreut të Urgjencës Kombëtare, piku i shtrimeve në spital ka  qenë në 15 Shkurt me 119 shtrime në ditë.

“Numri i shtrimeve nga 44 në 26 Janar duke u rritur në datën 8 Shkurt, duke arritur maksimumin me 15 në 119”.

Por përse erdhi kjo valë e tretë në Shqipëri? Ekspertët thonë se edhe pse nuk ka ardhur përgjigja zyrtare nga Londra për mutacionet e Covid, faktet tregojnë se në Shqipëri po qarkullojnë këto variante.

“Me mutacion pa mutacion ne kemi shifra që kemi dyshim të arsyeshëm që vjen nga laboratori. Fakti që kemi një dinamik moshore të ndryshuar dhe rritje të pozitivitetit janë elementë, që me firmën e Anglisë apo jo të Anglisë kemi dyshim të arsyeshëm. Të marrim të mirëqenë faktin që virusi është këtu”.

Të pyetur se si do të votojnë të prekurit me Covid në zgjedhjet e 25 Prillit, Rakacolli tha:

“Ende nuk ka një vendimmarrje të tillë, në ditët në vijim pritet ta marrim”.

Tirana, Fieri, Durrësi, Korça, Shkodra, Vlora dhe Elbasani vijojnë të jenë qarqet  me numrin më të lartë të të infektuarve.

Tv Klan







Të ngjashme