Mbetet në fuqi maska në mjedise të mbyllura

Pandemia e koronavirusit po shkon drejt pikës më të qetë të saj. Nisur nga shifrat në ulje, ekspertët kanë vendosur që të heqin kufizimin për grumbullimet, por kanë lënë ende në fuqi mbajtjen e maskës në mjedise të mbyllura,

Mira Rakacolli: Duke u bazuar në analizën e indikatorëve që monitorojnë situatën, Komiteti Teknik i Ekspertëve në lidhje me nivelin e masave, vendosi të heqë kufizimin e numrit të personave deri në 50 nëpër grumbullime në aktivitete të ndryshme shkencore, kulturore, sportive dhe të mbushjes së kapaciteteve deri në 30 për qind të hapësirave ku bëhen këto aktivitete.

Ekspertët thonë se për herë të parë në dy vite pandemi, nevoja për ndihme dhe shtrimet në spitale kanë rënë ndjeshëm.

Najada Çomo: Kemi ulje të numrit të të shtruarve në spital. Vihet re se numri i pacientëve që paraqiten në spital është deri në 3 brenda 24 orëve. Për herë të parë ndodh që mbizotëron numri i të shëruarve, krahasuar me numrin e të infektuarve. Është minimizuar numri i të infektuarve që kanë ndërruar jetë.

Vaksinimi mbetet apeli për të mos shtuar infeksionet. Aktualisht në vend janë vaksinuar me 2 doza 45,8% e popullatës së përgjithshme.

Tv Klan