Karantinë 2-javore për ata që vijnë nga Greqia dhe RMV

Duke nisur nga 20 Prilli të gjithë gjimnazistët e vitit të parë dhe të dytë mund t’i kthehen mësimit të kombinuar, pra online dhe në klasa. Vendimi u mor nga Komitetit Teknik i Ekspertëve duke e vlerësuar situatën e Covid – 19 në vend si të përmirësuar.

Po ashtu komiteti vendosi detyrimin e karantinës 2-javore për personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

“Sfida e komitetit tonë është përmirësimi i indikatorëve duke u munduar që të parashikojmë faktorët që mund të ndikojnë në rritjen e tyre. Mosrespektimi sa duhet nga një pjesë e subjekteve politike mund të jetë faktor që mund të ndikojë në rritjen e numrit të infektimeve. Duke filluar nga nesër të vendoset qëndrimi në karantinë 2-javore për personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia deri më 3 Maj të këtij të viti. Nxënësit e viteve të para dhe dyta të gjimnazeve të cilët kanë qenë në mësim online mund të fillojnë edhe mësimin”, tha zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

Sipas ekspertëve masat anti-Covid treguan efektshmëri, ndaj do të mbeten në fuqi ora policore dhe ndalimi i grumbullimeve.

Tirana ka një numër të rasteve aktive të larta, duke pasur parasysh dendësinë e popullsisë, por vihet re se për gati 2-3 javë Gjirokastra, Berati dhe Korça vijnë pas me numër të larta rastesh, por që ne po i mbajmë në vëzhgim”, u shpreh Albana Fico.

Numri i thirrjeve ka rënë nga 1000 nga 1700, por pjesa më e madhe kërkojnë informacion mbi vaksinat”, deklaroi Skënder Brataj.

Përveç qytetarëve, ekspertët apeluan ndaj subjekeve politike që të respektojnë masat anti-Covid gjatë fushatës elektorale për të parandaluar infektimet.

Tv Klan