“Universitetet do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura”

“Situatë e përkeqësuar por në kontroll” Kështu e konsideron komiteti teknik për të dytën herë brenda dy javësh situatën nga COVID-19. Drejtoresha e ISHP, Albana Fico thotë se është rritur në 2.1% raporti i vdekjeve nga COVID.

Paraqitet në një nivel risku të shtuar për arsye të rritjes se rasteve pozitivë ditore shprehur qarte me një rritje të incidencës 14 ditore. Incidenca dy javore rezulton e rritur me 301 persona për 100 mijë banorë. Raporti i vdekjeve me raste pozitivë është 2.1% gjatë kësaj jave”.

Për shkak të përkeqësimit të situatës, universitetet do qëndrojnë të mbyllura dhe mësimi do të jetë vetëm në distancë për një periudhë të pacaktuar.

Ka në rëndim të lehtë të situatës, por është në kontroll. Mësimi në universitete do të vazhdojë online edhe për një periudhë në varësi të njoftimit që do të bëjmë”.

Të pyetur se çfarë do të behet me sistemin parauniversitar, ekspertët e komitetit thonë se ende nuk është marrë asnjë vendim për mbylljen e tyre.

Nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në influencën, që hapja e shkollave të ketë pasur në një rëndim të shifrave të pandemisë. Ajo që Komiteti vlerëson në lidhje me qëndrimin karshi shkollave është në radhë të parë mirëqenia në përgjithësi e fëmijëve, dhe është orientimi që jepet së fundmi edhe nga OBSH. Nëse shifrat që ne jemi tani që vazhdojnë të mbeten në nivel të qëndrueshëm, ka një rritje, nuk e diskutojmë për momentin sot (mbylljen e shkollave). Nëse do të ndryshojnë dhe do të jenë brenda numrave që kërkojnë masë të tillë”.

Zv/ministrja e shëndetësisë tha përgjigje edhe akuzave të opozitës për ezaurimin e  kapaciteteve spitalore.

Nuk duhet të kemi asnjë shqetësim për pakësim të kapaciteteve spitalore, janë të gjitha të kalkuluara me aq sa mund të kalkulohet. nuk duhet të kemi frikë që kapacitete spitalore nuk do të mjaftojnë për të gjithë ata që kanë nevojë për t’u trajtuar me COVID. Asnjë frikë për mungesë të kapaciteteve spitalore“.

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skëndër Brataj tha se për shkak te fluksit është rritur koha e pritjes së qytetarëve për të marrë përgjigje dhe ndihmë nga 127. Sipas Brataj, mjekët e urgjencës po kryejnë rreth 150 vizita në banesë vetëm për COVID në një ditë.

Tv Klan