Kompania ajrore “Air New Zealand”, ka anuluar 100 fluturime gjatë Krishlindjeve dhe Vitit të Ri.

Shkak janë bërë problemet e vazhdueshme me motorët “Rolls-Royce”, të përshtatshëm për avionët e saj “Boeing 787-9”. Udhëtimet janë pezulluar midis 10 Dhjetorit dhe 5 Janarit.

Sipas The Independent, 10 prej këtyre motorëve do t’i nënshtrohen kontrollit nga inxhinierët e specializuar.

Në lidhje me anulimin e fluturimeve, shefi ekzekutiv i Rolls-Royce tha: “Më vjen shumë keq për shqetësimin që u kemi shkaktuar udhëtarëve me anulimin e fluturimeve”.

“Rolls-Royce” pret që kjo situatë t’ju shkaktojë 2.4 miliardë paund humbje./tvklan.al