Rikthehet stili i viteve 20, veshjet me viza tendenca e sezonit Pranverë – Verë 2021

Tendenca të padepërtueshme, vija shumëngjyrëshe madje dhe nga ato detare, të realizuara për herë të parë nga Coco Chanel në vitet 20 dhe të bëra të famshme nga ikonat e stilit ndër vite si Brigitte Bardot, Grace Kelly dhe Audrey Hepburn. Tashmë është e konfirmuar se veshjet me vija do jenë look-i kësaj vere si një domosdoshmëri e këtij sezoni që nuk kanë munguar në koleksionet e prezantuara nga shtëpitë e modës për Pranverë -Verë 2021.

Për ata që i adhurojnë propozimet e Dior, kësaj here stilistët janë frymëzuar nga siluetat e epokës viktoriane. Veshjet me viza të kthejnë gjithmonë tek e kaluara duke luajtur me ngjyra të alternuara me dantella të çmuara. Kombinimi do të ishte perfekt me sandale të sheshta.

Por ka edhe një version të ashtuquajtur “glamour’ të këtij stili të cilin e sjell Versace. Ndryshe nga Dior, Versace kërkon që kjo tendencë të kombinohet vetëm me taka shumë të larta.

Fustan i lehtë dhe i gjatë. Një veshje perfekte si për në plazh, por edhe një shëtitje në qytet. Koleksioni i Michael Kors e ofron atë si një këmishë pëlhurë të rafinuar mëndafshi, ndërsa Chloé luan me detaje të lehta në kontrast.

Veshjet me vija marinari. Këto janë linjat më ikonike në historinë e modës dhe Michael Kors i sjell ato në fustane të shkurtër në versionin blu dhe të kuq. Kombinimi kërkon atlete.

Klan News