Pronarja e një kompanie ëmbëlsirash të njohura në Kanada ka vendosur të shpërndajë mijëra kuti me çokollata, pasi afati i tyre do skadojë në Qershor.

Crystal Regehr Westergard, themeluesja e Canadian Candy Nostalgia, ka 133,000 çokollata Rum & Butter të cilat vlerësohen për cilësinë. Karamelet po ashtu datojnë që nga viti 1980.

Mësohet se pandemia e Covid-19 ndikoi shumë në mos blerjen e çokollatave me shumicë. Westergard thotë se njerëzit nuk i blenin më çokollatat e vjetra me pako dhe në dyqane nuk kishte më porosi të mëdha.

Në një përpjekje për t’i hequr qafe, Westergard u përpoq t’u jepte pako të tëra shkollave dhe strehimoreve lokale, por ka ende shumë. Pronarja ka komunikuar në faqen e saj në Facebook se do të dërgojë ngarkesa të shumta dhe në kisha apo qendra tregtare.

Ironikja në këtë rast është se disa vite më parë, nuk mund të blije një çokollatë Rum & Butter nëse do të doje. Kjo pasi në treg nuk kishte shumë dhe çokollatën e tyre të fëmijërisë, sidomos të moshuarit e blenin me pako direkt.

Por, si doli në treg kjo çokollatë? Në vitin 2018, një fizioterapiste arriti të krijonte çokollatën e preferuar të nënës së saj “Cuban Lunch”. Kjo lloj çokollate rezultoi një sukses e më pas u krijua kompania “Canadian Candy Nostalgia”.

Në vitin 2021, kjo kompani lançoi për herë të parë “Rum and Butter”, çokollatë pa alkool, shija e së cilës ishte prodhuar që në vitet ’80 dhe kishte qenë mëse e njohur deri në vitin 1996. Por, sigurisht më parë mbante emër tjetër. Pronarja shpreson që do të arrijë të dhurojë mijëra prej tyre dhe ato të mos përfundojnë në ushqim për kafshët./tvklan.al