Condote SPA, kompania që ndërtoi urën e varur të Xhenovas, u përfshi 5 muaj më parë në një skandal korruptiv në Itali.

Gjashtë persona përfunduan në pranga, mes tyre edhe Presidenti i kompanise Duçio Astaldi dhe disa zyrtarë, nën akuzë për afera korruptive dhe abuzim me detyrën në lidhje me ndërtimin e tre pjesëve të autostradës Sirakuza – Xhela.

Mediat italiane shkruajnë se hetimet e Prokurorisë së Mesinës zbuluan se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave kishte kryer disa procedura fiktive, pasi e kishte përcaktuar fituesin më parë.

Kompania Kondote është një ndër më të mëdhatë në Itali dhe ka ndërtuar dhjetëra vepra të mëdha infrastrukturore.

Ajo ka fituar kontrata ndërtimi edhe në vende të tjera të Europës.

Një nënkompani e saj  operon edhe në Shqipëri. Kompania INSO ka firmosur një kontratë për ndërtimin e nje spitali të ri 7-katësh në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, me vlerë 14.4 milionë Euro, gjatë një vizite të kryer në Tiranë nga drejtori ekzekutiv Frabricio Puçareli.

Një tjetër kontrate me vlerë 9.6 milionë Euro u firmos po në Gusht të vitit 2017 për rikonstruksionin e Spitalit të Kirurgjisë, duke e çuar në 25 milionë vlerën e punimeve që kjo kompani do të kryejë në Shqipëri.

Tv Klan