Kompania e naftës dhe e gazit Shell ka raportuar fitimet më të larta në 115 vitet e fundit duke kapur shifra rekord pasi çmimet e energjisë elektrike u rritën vitin e kaluar pas pushtimit rus në Ukrainë.

Fitimet përllogariten në 39.9 miliardë Dollarë për vitin 2022, më të lartat në historinë e saj 115-vjeçare.

Pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë që solli edhe rritjen e çmimeve të naftës dhe gazit, shumë kompani energjetike kapën fitime rekord.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent arriti në 120 Dollarë për fuçi në Mars të vitit 2022, por që atëherë ky çmim ka rënë dhe pothuajse është barazuar me vlerën para pushtimit të Ukrainës.  /tvklan.al