Siç u njoftua edhe një ditë më parë, pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, janë rihapur fluturimet me Britaninë e Madhe. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ka njoftuar se nga kjo e hënë janë bërë gati të nisin fluturimet Tiranë-Londër dhe anasjelltas disa kompani ajrore.

“Duke filluar nga sot, British Airways, Easy Jet dhe Wizz Air bëhen gati të rifillojnë fluturimet direkte Tiranë – Londër dhe anasjelltas”, thuhet në një deklaratë të shkurtër.

Qytetarët që do të lëvizin drejt Britanisë do të njoftohen më tej për detyrimin e karantinës që duhet të kryejnë. /tvklan.al