Kompanitë e sigurimeve thonë se nevojat e tregut ishin për një rritje më të lartë të çmimit të siguracionit të makinave, por vendimi për rritjen prej 20% u bë për të mos dëmtuar konsumatorët.

Sipas kompanive të sigurimit, dëmet e paguara nga kompanitë për shkak të aksidenteve, në 6 mujorin e parë të këtij viti janë të përafërta me dëmet e paguara në të gjithë vitin 2010, duke shënuar një rritje me afro 50% në këto 5 vite.

Drejtues të kompanive thonë se janë në komunikim të vazhdueshëm me AMF, duke paraqitur argumentet e duhura për rritjen e çmimit.

Sipas tyre, nëse nuk merej një vendim për rritjen e çmimit të siguracioneve, kompanitë rrezikonin të dilnin me humbje.

Të dhënat tregojnë se kosto ekonomike e aksidenteve në vendin tonë është mesatarisht 130 mln euro në vit, ndërkohë që kompanitë arrijnë të sigurojnë nga tregu vetëm 80 mln euro.

Tv Klan