Pas rritjes së siguracionit të makinave me afro 20 %, muajin e kaluar, kompanitë e sigurimeve në vend ofrojnë çmime të ndryshme për drejtuesit e automjeteve.

Në një vëzhgim të bërë nga Televizioni Klan në kryeqytet, shihet se çmimet kanë pësuar rritje të ndryshme nga njëra kompani në tjetrën, për shkak të konkurencës mes tyre.

Duke qenë se autoveturat zenë afro 70% të prerjes së siguracioneve, ne u interesuam sa është çmimi mesatar për to, por në pika të ndryshme. Ajo që vihet re është se çmimet e ofruara nga agjentët e shitjes lëvizin sipas kompanive.

Për të parë nëse çmimet që ofrohen në treg janë të njëjta apo jo nga të gjitha kompanitë, ka nisur një hetim në terren edhe Autoriteti i Konkurencës.

Ajo që rezulton aktualisht në treg sot është se rritja e çmimeve për të njëjtin tip automjeti është rritur nga 2100 lekë deri në 3000 lekë, në varësi të kompanive krahasuar me çmimin e vjetër.

Rritja e siguracionit të makinave muajin e kaluar sipas kompanive është bërë për shkak të rritjes së dëmeve nga aksidentët.

Tv Klan