Kompanitë kërkojnë sigurim të detyrueshëm nga katastrofat

Kompanitë kërkojnë sigurim të detyrueshëm nga katastrofat

16:14 06/12/2019

Ahmetaj: Paguani dëmet e tërmetit dhe na sillni emrat e përfituesve

Kompanitë e sigurimit kërkojnë miratimin e një ligji i cili detyron qytetarët që të sigurojnë pronat në rast të katastrofave natyrore. Gjatë një mbledhjeje me Komitetin e Rindërtimit, Avni Ponari, drejtuesi i një prej kompanive të sigurimit në Shqipëri, tha se sot rezultojnë vetëm 20 mijë banesa me këtë siguracion. Nëse ligji do të miratohej, çmimi për sigurimin e një banese varion nga 10 deri në 50 Euro.

Kreu i Komitetit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj kërkoi nga agjencitë që të pagujanë të gjitha dëmet që shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit për shtëpitë dhe bizneset që janë të siguruara. Po ashtu ai kërkoi koordinim me emrat e përfituesve në mënyrë që ata që dëmshpërblehen të mos përfitojnë dy herë vlerën e pasurisë së dëmtuar.

Kompanitë siguruan se dëmet do të paguhen. Një pjesë e mirë e tyre do të paguhet nga kompanitë ndërmkombëtare, ku firmat shqiptare kanë risiguruar asetet e tyre.

Deri tani numri i kërkesave për dëmshpërblim për banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit është 1943 duke kërkuar një vlerë zhdëmtim prej 12.5 milionë Eurosh, e cila medohet të arrijë pas kërkesave të dëmeve të pavlerësuara në 25 milionë. Nga kjo shumë kompanitë shqiptare do të pagujanë vetëm primin e sigurimit prej 1.7 milionë Eurosh, pjesa tjetër do të jepet nga firmat që kanë risiguruar dëmet.

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi