Të ardhurat vjetore të disa kompanive janë aq kolosale saqë ato do të zhduknin ekonomitë e shumë vendeve anembanë globit. Megjithatë, bizneset më fitimprurëse dhe më të suksesshme në botë nuk kanë gjithmonë një reputacion shumë të mirë.

WALMART

Shitësi amerikan Walmart, me të ardhura prej 486 miliardë dollarë në vitin 2017, fitoi vendin si ekonomia e gjashtë më e madhe në zonën euro – Belgjikë, me PBB (Prodhim i Brendshëm Bruto) prej 468 miliardë dollarësh. Nëse do të ishte një vend, Walmart do të renditej në vendin e 24 në botë nga PBB.

VOLKSWAGEN

Të ardhurat e prodhuesit gjerman të automjeteve Volkswagen janë më të mëdha se PBB e Kilit. Kompania, e cila është goditur nga skandali “Dieselgate”, fitoi 276 miliardë dollarë vitin e kaluar. PBB-ja e Kilit në vitin 2016 ishte 250 miliardë dollarë dhe konsiderohet nga shumë njerëz si vendi më i qëndrueshëm në Amerikën e Jugut, përpara kombeve të tjera si Argjentina, Brazili dhe Kolumbia. Volkswagen do të ishte numri 43 në botë nëse të ardhurat e saj përfaqësonin PBB-në e saj.

APPLE

Gjigandi amerikan i teknologjisë Apple do të ishte i 47 në botë nga PBB nëse do të ishte një shtet. Kompania, e cila është akuzuar se ka rroga të ulëta për punonjësit e saj, duke fshehur paratë dhe duke mos paguar taksa, fitoi 229 miliardë dollarë vitin e kaluar. Sa për ta krahasuar, PBB-ja e Portugalisë në vitin 2016 ishte 205 miliardë dollarë.

AMAZON

Dyqani online Amazon fitonte pothuajse 118 miliardë dollarë në vitin 2017. Të ardhurat e saj e kaluan PBB e Kuvajtit (111 miliardë dollarë). CEO i Amazon, Jeff Bezos, është bërë kohët e fundit njeriu më i pasur në historinë moderne, duke kapur 150 miliardë dollarë këtë muaj.

ALPHABET

Kompania mëmë e Google, Alphabet, fitoi vitin e kaluar më shumë se Porto Riko, që ka një PBB prej 105 miliardë dollarësh. Të ardhurat e Alphabet në vitin 2017 arritën në 111 miliardë dollarë. Kompania do të ishte renditur në vendin e 59 në botë nga PBB nëse do të ishte një shtet.

//tvklan.al