Presidenti amerikan Donald Trump është shumë aktiv në Twitter. Por javët e fundit, Twitter ka vendosur paralajmërime në disa nga postimet e Presidentit Trump, si ato që lidhen me koronavirusin dhe votimin me postë. Llogaria e fushatës së zotit Trump, “@TeamTrump” gjithashtu u bllokua përkohësisht nga postimi i një artikulli në lidhje me djalin e rivalit të tij demokrat, Joe Biden.

Disa e mirëpritën veprimin e kompanisë Twitter për frenimin e përhapjes së keqinformimit. Të tjerë kanë kritikuar vendimet e saj duke i quajtur të njëanshme, duke kufizuar të drejtën e shprehjes për konservatorët në një mënyrë që mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve në Shteteve të Bashkuara.

Facebook gjithashtu kufizoi aftësinë e Presidentit Trump për të ndarë artikuj dhe mesazhe në lidhje me djalin e zotit Biden. Faqet e tjera kanë ndërmarrë veprime të ngjashme.

YouTube, në pronësi të kompanisë Google, tha se po ndalonte artikujt me përmbajtje që lidhen me grupin QAnon, të cilat kompania i quan “teori konspiracioni të përdorura për të justifikuar dhunën në botën reale”. Pse po veprojnë kompanitë tani?

“Puna në lidhje me zgjedhjet e ardhshme, siç e tha një koleg, është disi si finalja e kampionatittë dizinformimit. Të gjithë do t’i ndjekin me vëmendje për të parë se çfarë do të ndodhë. Jemi duke e pritur si një ngjarje të madhe”, thotë Lisa Kaplan, presidente e kompanisë “Alethea Group”.

Jo shumë kohë më parë, kompanitë e internetit i lejojnë përdoruesit e tyre të flisnin pa shumë ndërhyrje. Pas zgjedhjeve amerikane të vitit 2016, ata u kritikuan sepse nuk bënë sa duhet për të ndalur dizinformimin në platformat e tyre, duke përfshirë lejimin e rrjeteve të sponsorizuara nga të huaj të zhvillonin fushata të ndikimit në internet.

Gjatë vitit të kaluar, dhe gjithnjë e më shumë në javët e fundit, Twitter, Facebook, Google dhe të tjerët kanë forcuar rregullat dhe kanë zbatuar politikat e tyre.

“Mendoj se ata duhet ta pranojnë se duhet të merren me këto çështje dhe nuk duhet të lejojnë shfrytëzimin për ndikim të platformave të tyre ashtu si më parë”, thotë ish kryetarja e Komisionit Federal të Zgjedhjeve, Ann Ravel

Disa republikanë thonë se rregullat e reja zbatohen padrejtësisht, duke shtypur zërin e konservatorëve. Senatorët republikanë kanë bërë thirrje që udhëheqësit e kompanive Twitter dhe Facebook të dëshmojnë në Kongres për politikat e tyre.

Ligjvënësit nga të dyja palët po konsiderojnë ndryshimin e ligjeve që aktualisht thonë se kompanitë nuk janë përgjegjëse për fjalimet që njerëzit e tjerë i botojnë në faqet e tyre.

Po të hiqen këto mbrojtje,kompanitë do të shkatërrohen, tha Ken Paulson, drejtor i Qendrës së Fjalës së Lirë në Universitetin e Tenesisë së Mesit. Ken Paulson, Drejtor i Qendrës së Fjalës së Lirë, Universiteti i Tenesisë së Mesëm-FaceTime

“Nëse nuk donim vërtet të shkatërronim Facebook-un dhe Twitter-in, këtu nuk ka asnjë rrugë të mesme. Alternativa është të kesh një shërbim shumë të vogël, ose rrezikon të kesh përmbajtje shqetësuese, konfuze dhe që keqinformon njerëzit. Ekzistojnë vërtet dy zgjedhje. Kongresi nuk mund të bëjë shumë për këtë…përveç përpjekjes për të shkatërruar Twitter-in dhe Facebook-un”, thotë ai.

Ndërsa dita e zgjedhjeve po afron, rreziku mbetet i lartë për firmat e internetit, dhe për publikun amerikan./VOA