Ankandi po mbahet në Kaliforni, SHBA

Një kompjuter Apple-1 që daton nga  viti 1976 është vendosur në një ankand në Kaliforni dhe pritet të arrijë vlerën e 600 mijë Dollarëve. Nga kjo seri e kompjuterave Apple e veçanta është se janë prodhuar vetëm 200 të tillë dhe besohet se janë ende të afte për të funksionuar janë vetëm 20.

Shtëpia e ankandit, “John Moran Auctioneers “ tha se Apple-1, i cili  u projektua nga Steve Wozniak dhe është montuar e testuar nga Steve Jobs ka pasur më parë vetëm dy pronarë të tjerë përpara se të dilte në ankand.

Kompjuteri u ble nga një profesor elektronike i cili ia shiti më pas studentit të tij në vitin 1977 për vlerën e 650 Dollarëve.  Ky model është një nga 6 modelet të cilat janë të mbështjella me dru Koa, i cili që nga atëherë është bërë më i rrallë dhe më i shtrenjtë.

Ai vjen me një monitor Panasonic, një kopje të manualit bazë, udhëzuesin e funksionimit Apple 1  dhe dy kaseta softueresh. Të përfshira janë gjithashtu edhe tre kabuj origjinal videoje, rryme dhe kasete.

Ky ankand është publikuar gjithashtu edhe në monitoret e Neë York Times dhe ka pasur një interesim të lartë. Një variant i tillë i Apple-1 është shitur në vitin 2014 në Neë York me një çmim prej  905 mijë dollarësh.

Tv Klan