Kompleks i ri pallatesh për të prekurit nga tërmeti në Kavajë



Kompleks i ri pallatesh për të prekurit nga tërmeti në Kavajë

20:03 28/12/2020

Vijon rindërtimi edhe në rrethinat e Tiranës

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj panë nga afër punimet për rindërtimin e një kompleksi të ri për strehimin e banorëve të prekur nga tërmeti në Kavajë. Ky kompleks përbëhet nga 4 pallate me 135 apartamente dhe 70 parkime nën tokësore.

Ndërtimi këtyre pallateve është parashikuar që të përfundojë në Maj të 2021, ndërsa zona ku ata do të ngrihen është e gjitha e rehabilituar. Më pas kreu i qeverisë pa edhe shkollën 9-vjeçare “Shtodhër”, e rindërtuar pas shembjes nga tërmeti. 130 nxënës do mësojnë në kushte optimale.

Procesi i rindërtimit vijon edhe në Tiranë. 3 familje kanë marrë dokumentet e pronësisë së shtëpisë së rindërtuar në Pezë. Kryebashkiaku Veliaj tha se 150 familje të tjera do të hyjnë në shtëpi të re në këto ditë të fundit të 2020.

Procesi i rindërtimit, sipas Veliajt, ka funksionuar për të gjithë njëlloj, pa asnjë paragjykim mbi bindjet partiake.

Tv Klan






Të ngjashme