Qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion 3 milionë euro për ndërtimin e kompleksit spitalor në qytetin e Kukësit. Punimet, që tashmë kanë nisur, u inspektuan nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Punimet po ecin me ritme të shpejta për rehabilitimin e plotë të spitalit të Kukësit, faza e parë e të cilit ka nisur me ndërtimin e spitalit të ri të urgjencës, që përfshin dhe sallat e reja të operacionit si dhe maternitetin e ri të Kukësit”.

Faza e parë e punimeve që do të përfundojë brenda këtij viti. Materniteti i ri do të ketë 43 shtretër. Ministria siguroi se paralel me investimin do të sigurohet e plotësimi me staf mjekësor.

Tv Klan