Veliaj: Do transformojmë çdo cep të Tiranës

Shkolla 9-vjecare “Sabaudin Gabrani” është pajisur me një kompleks sportiv i cili veç nxënësve do t’i shërbej dhe komunitetit.

Në inaugurimin e përfundimit të punimeve për rikualifikimin e terreneve sportive të shkollës kryebashkiaku Veliaj e vuri theksin tek rëndësia e sportit dhe jetës së shëndetshme.

Nëse na mësoi një gjë pandemia, është, sa i rëndësishëm është shëndeti, oksigjenimi, aftësimi fizik, lufta kundër obezitetit, diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Nëse kalon kjo pandemi dhe nuk nxjerrim asnjë mësim, do të thotë që nuk kemi aftësi të korrigjohemi si shoqëri. Fakti që ne po mbjellim më shumë pemë dhe po ndërtojmë më shumë terrene sportive, do të thotë që kemi mësuar nga kjo eksperiencë dhe po bëhemi si shoqëri më të mirë seç ishim përpara një viti”.

Kryebashkiaku kërkoi ndihmën e qytetareve për të evidentuar hapësira për të krijuar  parqe dhe kënde sportive.

 “Ftesa për gjithë qytetarët është: Na bëni me dije, nëse ka edhe një qoshkë mes pallateve ku fëmijët mund të rrinë në ajër të pastër dhe mund të luajnë ne jemi të gatshëm që ta investojmë”.

Në njësinë 7 janë realizuar dhe projekte të tjera sportive, siç është dhe terreni multisport në Rr. “Emil Le Grandsi dhe dy fusha sportive në rrugën e Dafinave.

Tv Klan