Dyshohet se Abramovich nuk heq dorë nga fitimi

Shitja e Chelsea është vënë ‘në rrezik’.

Zyrtarë nga qeveria britanike kanë hedhur dyshime se Roman Abramovic nuk do t’i përdorë për bamirësi 2.5 miliardë Paund nga 4.25 që do të paguajnë blerësit për klubin londinez.

Para se të vendosej në listën e sanksioneve në mars, Abramovich tha se kishte ndërmend t’i dorëzonte të ardhurat neto nga shitja në një fondacion të krijuar në ndihmë të viktimave të luftës në Ukrainë.

Qeveria britanike kërkon garanci me anë të angazhimit ligjor të detyrueshëm nga pronari aktual. Shitja e Chelsea duhet të marrë miratim edhe nga Premier League.

Tv Klan