Një shtetas izraelit është arrestuar me dyshime se ishte i përfshirë në një komplot nga Irani për të vrarë kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Lajmi është bërë i ditur nga Shërbimet e Sigurisë së Izraelit.

Policia izraelite dhe inteligjenca vendase thanë se i arrestuari u kontrabanda dy herë në Iran dhe ishte paguar për të kryer misionin.

Gjatë një deklarate autoritet thanë se se i dyshuari ishte një biznesmen i cili kishte jetuar më parë në Turqi dhe kishte kontakte turke të cilat e kishin ndihmuar atë për t’u futur në territorin e Iranit.

Sipas informacioneve që kanë siguruar mediat e huaja, atentatori identiteti i të cilit është vendosur të mos bëhet publik ishte arrestuar nga autoritet muajin e kaluar.

Në dëshminë  e tij ai tha se objektivat e misionit që i ishte caktuar për të cilin ishte zotuar ishin: kryeministri i vendit, ministri i Mbrojtjes dhe kreu i Agjencisë së Sigurisë së Brendshme të Izraelit./tvklan.al