Përbërësit:

500 gr qershi

300 gr ujë

200 gr verë e kuqe

100 gr sheqer

3 shkopinj vanilje

1 limon

Përgatitja:

Fillimisht qershive iu heqim bërthamat. Vendosim një tenxhere me ujë që të ngrohet. I heqim lëkurën limonit dhe e grijmë imët. Në një tjetër tenxhere vendosim sheqerin, lëkurën e limonit, lëngun e limonit, kanellë, verën e kuqe dhe në fund qershitë. Më pas i lëmë të ziejnë bashkë për disa minuta. Heqim shkopinjtë e kanellës dhe e lëmë të ziejë edhe për pak minuta.

Më pas e heqim nga soba dhe e bëjmë krem me mikser. Më pas e vendosim, të nxehtë në kavanoz, e mbyllim kavanozin mirë dhe e ziejmë në një tenxhere të madhe për 2 minuta dhe është gati.

/tvklan.al