Këshilli i Komunës së Tetovë së mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të shpall tre ditë zie për viktimat e tragjedisë së mbrëmshme.

Ndërkohë kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në një deklaratë për mediat ka shprehur edhe njëherë ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe ka kërkuar nga qytetarët që të informohen vetëm nga informacionet zyrtarë që dalin nga strukturat shtetërore.

Deri në informacionet zyrtare, do t’i presim ato dhe ne mënyrë të rregullt do t’ju informojmë. Në mbledhjen e radhës, pasi të kemi informacione më të detajuara për fatkeqësinë, nga fondet emergjente të Komunë së Tetovës do ti ndihmojmë familjet e viktimave. Kjo është dhimbje e madhe për gjithë Tetovën”, tha Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.

Nga tragjedia e ndodhur mbrëmë në spitalin e Tetovës kanë humbur jetën 14 persona, të cilët mësohen se janë të gjithë pacientë dhe nuk ka asnjë personel mjekësor në mesin e viktimave./tvklan.al