“Nga 1 Qershori s’ka më zona të kuqe. Fundjava e fundit me ndalim kalimet përtej kufirit të çdo zone të kuqe”

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në një dalje në Facebook, kreu i qeverisë Edi Rama ka shprehur pakënaqësi për daljen e njerëzve dhe turmave pa maska dhe duke mos treguar kujdes për Covid-19 gjatë fazës së hapjes graduale.

“Shani sa të doni por rrezikun nga Covid mos e neglizhoni. Lus Zotin të mos turpërohemi si rezultat i moskokëçarjes. Jam shumë në merak, kjo fazë është shumë delikate sepse mund të harrojmë që virusi as ka ikur dhe as është mundur. Sidoqoftë dua t’ju falënderoj për sjelljen si qytetarë në respekt të masave ekstreme që u detyruam të marrim. Ia kemi dalë faqebardhë deri këtu”.

Në këtë dalje të fundit për Covid-19, Rama u shpreh se kjo do të jetë java e fundit e kufizimeve, përveç aktiviteteve kulturore dhe sportive, dasmave dhe funeraleve që nuk do të mund të kenë grumbullime. Por edhe plazhet do të jenë më të kontrolluara se më parë.

“Kjo është java e fundit e masave kufizuese, me përjashtim të aktiviteteve kulturore dhe sportive ku ende do të mungojnë spektatorë, dasma e funeraleve që ende s’do të mund të mblidhen qindra njerëz bashkë, transportit publik që do të rrijë mbyllur për pak dhe plazheve, gjithçka tjetër do të jetë e hapur si më parë. Sjellja e njerëzve nuk duhet të jetë njësoj si më parë sepse një valë tjetër e infeksionit do të jetë e pashmangshme.  Qeveria, po vazhdon të përgatitet për të fuqizuar sistemin dhe për të qenë gati për një valë të re, tani dhe struktura e re spitalore është ndërtuar me standarde të larta dhe po pajiset më gjithë logjistikën e nevojshme. Mjekët dhe infermierët na bënë krenarë dhe dua tua them, jam i lumtur që me këtë rast u dhanë përgjigje dhunuesve që për 30 vite ua kanë nxirë jetën”.

I lumtur u shpreh dhe për faktin se virusi e gjeti vendit të përgatitur dhe me struktura spitalore optimale për të pritur pacientët.

“Më vjen aq mirë sa s’ka që kjo kohë që tronditi botën i mbylli brenda tërë popujt dhe i vuri drynin pjesës më të madhe të ekonomisë, nuk na gjeti me spitalet qoftëlargta të vetëm pa viteve më parë. Me spitale pa aparatura, çarçafë e batanije dhe pa një banjo të vetme pa rrjedhje ujërash të bardha, zeza e të verdha. Nuk na gjeti as pa respiratorët. Llafet e tepërta të jetës politike të këtij vendi, i mori era, njësoj se tymrat e makinave dhe ndotjen e ajrit që i pastroi karantina… ajo që mbetet sot e shënuar është rezultati, bilanci, është arritja tejet pozitive”.

Rama tha se ende nuk e ka një analizë për punën e tij që ka bërë gjatë kësaj periudhe pandemie, por është i lumtur që këtë punë e bën me pasion dhe lufton për idetë e tij, pavarësisht kritikave dhe gabueshmërisë.

“Asgjë asnjëherë nuk është e përsosur, asnjë qeveri e lider. S’ka shembur dhe nuk mund të shmangin dot vendime të diskutueshme apo dhe të gabuara, e jo më kritika publike. Edhe ata më të lavdishmit po të ngjalleshin dhe një herë, dhe jo më të zakonshmit e kësaj bote si puna ime, po të ktheheshin pas do të gjenin plot gjëra për të ndryshuar. Në këtë rast ende se kam të plotë analizën që i bëj vetes dhe punës sime, se kemi bërë ende as me skuadrën e qeverisë, por nëse do të kthehesha pas nuk do tu përgjigjesha më komentatorëve fyes e brutal të faqes sime në Facebook, nuk do ta bëja këtë puna pa pasion, pa gjak, pa luftë për bindjet dhe të vërtetat e mia. Kjo për shumë kënd nga mënyra si e bëj mund të duket arrogancë, mbase dhe është, nuk e di, por është se nuk vras, nuk vjedh, nuk shantazhoj, nuk shpif, nuk fle para të tjerëve, nuk zgjohem pas të tjerëve… dhe shkurt fare nuk punoj për të jetuar por jetoj për të punuar. Sikur të mos e jetoja këtë punë si mision, për të ndihmuar sa më shumë njerëzit dhe kuruar plagët e së shkuarës së këtij vendi, s’do duroja dot për një sekondë e jo më për vite. Nuk jam e as nuk dua të jem politikani profesionist që ka një fytyrë kur fiken kamerat e një fytyrë tjetër kur ndizen kamerat”.

Kreu i ekzekutivit njoftoi edhe një herë se më 1 Qershor do të hapen kopshtet, çerdhet, kufiri tokësor, qarkullimi me makinë në të gjithë vendin dhe se nuk do të ketë më zona të kuqe.

“Të hënë do hapen çerdhet dhe kopshtet, kufirin tokësor, qarkullimin me makina në të gjithë vendin dhe plazhet publike do të jenë të hapura. Kjo do të jetë java e fundit e zonave të kuqe dhe kjo fundjavë do të jetë e fundit me ndalim kalimet përtej kufirit të çdo zone të kuqe . Detajet do të dalin të premten”.

Më të mirën e kemi ende parapara… por mos harroni duart t’i lani sa më shpesh sepse ai nuk ka ikur”, e përfundoi Rama këtë komunikim. /tvklan.al