Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk do të paraqitet nesër në SPAK personalisht për t’ju komunikuar mbyllja e hetimeve.

Klan News ka mësuar nga burime se në SPAK do të paraqiten avokatët e tij për t’u njohur me mbylljen zyrtarisht të hetimeve ndaj ish-Kryeministrit për ish-kompleksiv sportiv “Partizani” dhe dosja do të kalojë më pas në gjykatë.

Kujtojmë se më 11 Shtator, Sali Berisha u paraqit në SPAK ku ju komunikua zyrtarisht se është i pandehur për akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim.

Kryedemokrati doli nga banesa ku qëndronte në arrest shtëpie dhe shkoi në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzën.

Sali Berisha qëndron në “arrest shtëpie” që prej 30 Dhjetorit 2023.

/tvklan.al