Për vdekjen e Papa Françeskut në moshën 88-vjeçare, ka reaguar edhe Komuniteti i Krishterë në Shqipëri.
Katedralja Katolike “Shën Pali” njofton se pasditen e kësaj të Hëne në orë 18:00, në nder të Papa Françeskut do të mbajë Meshën e Dritës, ndërsa fton meshtarët dhe besimtarët që të luten për shpirtin e kryebariut shpirtëror.
Ndërkohë Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë shpreh ngushëllimet ndaj klerit dhe besimtarëve. Teksa vlerësojnë misionin dhe përkushtimin e Papa Françeskut në shpalljen e Ungjillit në kontekste të ndryshme gjeografike dhe kulturore, dhe kujdesin e veçantë për të varfrit dhe të margjinalizuarit.
Për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut ka reaguar edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu. Në një njoftim publik, ai shkruan se bota nuk ka humbur vetëm një Papë, por një lider fetar që punoi për paqen mes besimeve dhe që e deshi shumë dialogun ndërfetar.Tv Klan