Komisioni i Ekonomisë nis shqyrtimin e ndryshimeve në ligj

Komisioni i Ekonomisë ka nisur shqyrtimin e ndryshimeve në ligjin për koncensionet, i cili synon ndryshimin e formulës së pagesave të garancive nga ana e kompanive që shpallen fituese të kontratave koncesionare. Nisma e paraqitur nga deputeti socialist Laert Duraj parashikon të lehtësojë barrën financiare për kompanitë duke rritur efikasitetin e buxhetit.

Ndërkohë ndarja e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë duket se ka krijuar vonesa në shqyrtimin e propozimeve, teksa paralelisht po punohet për udhëzimet e BB e FMN për kuadrin ligjor të koncesioneve.

Propozimet e reja synojnë formalizmin e tregut dhe përfshirjen më të gjerë të kompanive me ndikim në strategjitë e zhvillimit.

Tv Klan